Bota

(Video) Trumpi i penduar; ia kthen shpinën Putinit, tani e quan Zelinskin guximtar

Ish-presidenti Donald Trump shprehet se pushtimi rus në Ukrainë nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë.

Ai e lavdëron presidentin ukrainas Zelinski duke thënë: “Ai është sprovuar në nivelet më të larta deri më tani, ka treguar udhëheqje të mrekullueshme dhe guxim të madh.

Të shpresojmë që ky guxim të mos jetë më i nevojshë dhe gjithçka të marrë fund. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, tha ish-presidenti Trump për The Daily Signal.

Lexo më shumë  FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”

Pak ditë më parë Trumpi ishte shprehur me superlativa për presidentin rus Vladimir Putin duke e quajtur atë gjeni, në kontekstin e justifikimit që kishte dhënë ky i fundit për pushtimin e Ukrainës.

Rruga Press

Lexo më shumë  SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 16.5 miliardë dollarë për vendet e Lindjes së Mesme
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *