Lajme

VIDEO/ Tritoli në derën e shtëpisë së Armando Dukës, policia merr në ruajtje banesën. Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë

Mbrëmjen e kaluar i është vendosur tritol në banesë kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Për fat të mirë, veç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Deri më tani nuk ka persona të shoqëruar. Pamje nga shtëpia e kreut të federatës. Në to shihen qartë dëmet e shkaktuara në derën kryesore të banesës si dhe perimetrin e sigurisë së vendosur nga efektivët. Këta të fundit, ndodhen ende në vendngjarje dhe po ruajnë banesën.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione
YouTube player

Mësohet se janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë te banesa e Dukës, ku pritet dhe të hidhet dritë më tepër mbi dinamikën se si ndodhi ngjarja.

Rruga Press

YouTube player