Lajme

(Video) Tensione në protestë, qytetarët çajnë kordonin policor në drejtim të Ministrisë së Brendshme

Protesta para Ministrisë së Brendshme në Tiranë për vdekjen e 7-vjeçares është shoqëruar me tensione.

Qytetarët janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e policisë të cilët kishin krijuar një kordon para sheshit të ministrisë.

Ata janë mbledhur dhe kanë çarë kordonin, teksa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

“Drejtesi për Jonadën” dhe “Dorëheqja është drejtësi”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve gjatë kësaj proteste.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

Çuçi tha se arseja e largimit të tij është se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ndërkohë, protestuesit po thërrasin në kor në drejtim të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi: Çuçi, jep dorëheqje!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *