Bota

VIDEO/ Televizioni rus nxjerr pamjet e shpërthimit bërthamor

Mediat ruse kanë treguar një sekuencë rrëqethëse të shpërthimit të “kërpudhës bërthamore”. Pamjet e transmetuara nga NTV-ja theksuan shpërthimet dhe pasojat e “Armagedon”. Kanali është në pronësi të grupit mediatik të Gazpromit, gjigantit energjetik të nënshtruar ndaj Kremlinit, i cili tani po e bën Perëndimin të vuaj mungesën e gazit rus për dimrin e ardhshëm.

Transmetimi titullohej: “Në pritje të konfliktit bërthamor. Si armët e shkatërrimit në masë janë bërë pjesë e lojës gjeopolitike”. Kjo vjen pasi togeri i lartë i Putinit, Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një fanatik i luftës, i bëri thirrje Putinit të mendonte për “shpalljen e ligjit ushtarak në territoret kufitare dhe përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët”. Kjo për të kapërcyer poshtërimin e tij të fundit ushtarak në Ukrainë.

“Nuk e di se çfarë i raporton Ministria e Mbrojtjes Komandantit të Përgjithshëm Suprem [Putin]. Sipas mendimit tim personal, ne duhet të marrim masa më drastike”, – tha ai. Nëntogeri Kadyrov u ankua se komandantët e Putinit nuk kishin mundur të shpartallonin “satanistët dhe fashistët” në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Sekuenca televizive fajësoi Perëndimin për luftën bërthamore. Megjithatë janë bashkëpunëtorët dhe propaganduesit e Putinit, por edhe vetë lideri i Kremlinit, ata që vazhdimisht kërcënojnë me apokalipsin atomik. Mesazhi dukej se Perëndimi duhet t’i nënshtrohet kërkesave të Putinit për Ukrainën. Kështu kërcënimi i luftës bërthamore do të zvogëlohej.

“Ne jemi në një situatë në të cilën epërsia në burime dhe armatim konvencional është në anën e Perëndimit” – tha Vasily Kashin, një analist ushtarak dhe politik në Shkollën e Lartë të Ekonomisë në Moskë. “Fuqia e Rusisë bazohet në arsenalin e saj bërthamor” – shtoi ai.

Pavarësisht kësaj, Putini po shton forcat konvencionale në terren. Një rritje e pajisjeve luftarake po zhvendosen nga Siberia e largët. Një video tregoi armatimet që drejtoheshin për në perëndim nga Krasnoyarsk. Ai ndodhet rreth 3 milje nga zona e luftës. Ndërsa dorëzimi i Rusisë në Lyman ka shkaktuar zemërim mes propaganduesve të Putinit. Ata po sulmojnë drejtuesit e lartë ushtarakë. Komandanti ushtarak rezervist dhe deputeti besnik Andrey Gurulev tha:

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Nuk mund ta shpjegoj këtë dorëzim në terma ushtarakë. Është ndoshta një moment historik. Jo vetëm ushtarak, por edhe politik, veçanërisht tani. Problemi është një sistem gënjeshtrash. Raporte për një situatë të mirë [kur realiteti është i keq]. Kjo kalbje vjen nga poshtë lart” – tha ai.

Anëtar i komitetit të mbrojtjes të parlamentit rus ai pohoi se ushtarët ishin heronj të udhëhequr nga gomarë. Gurulev e bëri deklaratën në televizionin shtetëror. “A nuk e dinim numrin e forcave që po përparonin në Lyman? Nëse jo, ku ishte inteligjenca?

Divizioni 144 punoi në mënyrë perfekte në terren. Ashtu si edhe aviacioni i ushtrisë. Artileria nuk pushoi fare së punuari. I gjithë problemi nuk është në terren, por në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë. Ata ende nuk e kuptojnë dhe nuk arrijnë të zotërojnë situatën” – tha ai. /Daily Mail/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *