(Video) Tare: Richard Hodges-in që e quan Shqipërinë “shtet artificial” e votuan të menaxhojë Butrintin!
Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare, i është drejtuar përmes një letër publike deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Tare publikoi një video të një leksioni të Richard Hodges, kreut të Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin dhe i fton deputetët ta dëgjojnë.
Në këtë video, Hodges jep leksione para studentëve duke e cilësuar Shqipërinë produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.
“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”– thotë Hodges.
Reagimi i plotë i Tares:
Te nderuar Deputete
Ne linkun e meposhtem, Ju mund te degjoni pjese nga leksionet e profesorit britanik Richard Hodges, ne auditoret e Universiteteve Europiane.
Prof. Hodges ish- Drejtues Shkencor i Fondacionit Butrinti, shpjegon qartesisht mendimet e tija mbi themelimin e Shtetit Shqiptar duke e quajtur ate “Shtet Artificial” i krijuar jo nga perpjekjet e shqiptareve per pavaresi por nga Britaniket dhe Fuqite e Medha.
Po keshtu, si pjese e leksioneve te tija prof. Hodges ju meson studenteve te huaj se ne fakt Lufta Ballkanike e 1913 nuk ishte nje Lufte ku Jugu i Shqiperise u dogj teresisht nga ushtrite Greke, ku popullata e kesaj treve nuk shkoi ne ullishtat e Vlores, ku nje pjese e madhe e femijeve dhe grave vdiqen nga uria dhe semundjet, ku fshatra te tera nuk u rrafshuan pertoke, ku burrat e Hormoves nuk i theren ne Kishen e fshatit.
Perkundrazi sipas prof. Hodges kjo zone e quajtur Epir u zbras nga popullata Greke duke ikur ne Korfuz dhe ne Greqi si rezultat i shqiptareve.
Nje transformim kaq thelbesor i historise se filleses se Shtetit Shqiptar nuk mund ta gjeni ne asnje tekst historie te vendeve fqinje, por sic mund ta degjoni ne videon e meposhtme kjo teze jepet ne Universitetet Europiane nga Prof. Hodges.
Prof. Richard Hodges, eshte personi te cilin Ju e votuat ne unanimitet per te qene njeriu qe jo vetem do te drejtoje per 10 vitet e ardhshme Qendren e Trashegimise Boterore te Butrintit, por do te jete personi qe do te rishkruaje te gjithe historine e kesaj Qendre Arkeologjike Shqiptare.
Duke Ju uruar degjim te kendshem te Leksioneve te prof. Richard Hodges.
Rruga Press