(Video) Tanku rus goditet me predhë nga droni ukrainas
Organizata “Mbrojtja e Ukrainës” publikoi pamje kur një tank rus u sulmua me një predhë nga autoritetet ukrainase.
Në pamjet e publikuara në Twitter shihet tanku rus në të cilin gjendej një ushtar, e nëpërmjet dronit, predha u hodh në pjesën e brendshme të tankut.
Tanku shpërtheu në tym, por s’është bërë e ditur nëse ushtari ka humbur jetën.
Nuk është bërë e ditur se ku ka ndodhur sulmi, kurse ditëve të fundit është raportuar për luftime të ashpra që po zhvillohen në qytetin Bakhmut.
Rruga Press