VIDEO/ Sulmohet një grup gazetarësh në veri të Kosovës
Një grup gazetarësh nga Kosova janë sulmuar në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut. Gazetari i tëvë1, Gojart Jashari tha se ndaj tyre u hodh një mjet shpërthyes.
Sipas tij, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Në momentin e shpërthimit kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e hodhën. Në momentin e shpërthimit ishte afër edhe policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin shpërthyes”, – tha gazetari.
Për ngjarjen ngaj këtij grupi gazetarësh ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar”, – thuhet në reagim.
Rruga Press