Bota

(Video) Sulm me armë në një metro të New York-ut, të paktën 13 të plagosur

Një sulm ka ndodhur në një metro të New York, në Brooklyn. 

Të paktën 13 persona janë plagosur, ndër të cilët pesë janë qëlluar me armë. 

Sipas policisë, të shtënat janë dëgjuar në stacionin Sunset Park të Brooklyn, rreth orës 8:30. 

Në vendngjarje janë gjetur edhe pajisje eksplozive të pashpërthyera. 

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

Agresori nuk është ndaluar ende. Ai përshkruhet si një person që mbante të veshur një jelek portokalli fosforeshent dhe një maskë kundragazi. 

Shtëpia e Bardhë njofton që presidenti Biden është informuar për ngjarjen. 

Ndërkohë në rrjetin social Twitter janë publikuar video të shumta nga vendngjarja. 

Kujdes, pamje të rënda! 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit