BallinaLajme

VIDEO – Suharekë, policët rrahin qytetarin në oborr të shtëpisë

Një qytetar është ankuar në KALLXO.com se është rrahur mbrëmë nga zyrtarët policorë brenda oborrit të tij në fshatin Shirokë të Suharekës.

Urim Musaj ka thënë se rrahja ka ndodhur pasi dikush kishte raportuar në polici se ai kishte lëshuar muzikë në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur pak para mesnatës së mbrëmshme.

Linku u videos më poshtë:

https://video.gjirafa.com/suhareke-policet-rrahin-qytetarin-ne-oborr-te-shtepise

Në një video të siguruar nga KALLXO.com shihen policët duke e pragnosur dhe shqelmuar qytetarin brenda oborrit të tij.

Lexo më shumë  Enrico Barduani, komandant i ri i KFOR-it

Në video shihet se rrahja ka ndodhur në prani të djalit të tij i cili në një moment largohet nga vendi i ngjarjes.

“Ka qenë fqinji im që e ka thirrë policinë për shkak se ka muzikë në shtëpi. Unë kam dalë të shoh kush është pasi e kam parë policinë”, ka thënë Musaj për KALLXO.com.

“Kam qenë duke bisedu dhe duke e pyet për çka ka ardhë dhe më ka goditë e më ka gjujtë për tokë, qysh po shihet në video”, thotë ai.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pensioneve

Ai tha se është goditur derisa policia ia kanë lidhur duart dhe pasi ia kanë lidhur.

“Nga tre zyrtarë policorë sa kanë qenë aty, torturat kanë vazhdu prej dy të tjerëve edhe në stacionin policor në Suharekë. Njëri nga ta më ka thënë që në rast se shkon te mjeku, “kam me ta nxjerrë gabzherrin””, thotë Musaj.

YouTube player