Video/ Studiuesit zbulojnë peshkun e rrallë me kokë transparente
Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve të Akuariumit të Monterey Bay (MBARI) kanë arritur të kapin pamjet e një peshku të rrallë me kokë transparente.
Është një gjetje shumë e rrallë, siç shpjegon MBARI. Ky peshk i veçantë jeton në zonën e muzgut të oqeanit, në thellësi nga 600 deri në 800 metra. Ai mund të gjendet në Detin Bering në Japoni dhe Baja California.
Dy pika në pjesën e përparme të fytyrës së peshkut mund të ngatërrohen me sy, raporton EarthSky, por këto janë në fakt organet e tij të nuhatjes.
Sytë e tij ndodhen menjëherë pas këtyre njollave dhe duken si rruaza jeshile me ngjyra të ndezura, të cilat shikojnë lart në mënyrë që të lejojnë peshkun të dallojë prenë.
Peshku mund të rritet deri në 15 cn madhësi.
Rruga Press