KryesoreLajme

Video/ Skandal në Europianin e Mundjes: Zyrtari rus fyen e shtyn kampionin shqiptar

Një ngjarje e pazakontë dhe ka ndodhur gjatë ceremonisë së medaljeve në Kampionatin Europian të Mundjes që po mbahet në Bratislavë, Sllovaki. Kampioni Chermen Valiev, i cili garon nën flamurin shqiptar, u përball me një gjest skandaloz nga presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe njëkohësisht zëvendëspresident i Federatës Botërore, Mikhail Mamiashvili.

Në momentin që Valiev u shpall kampion Europe dhe priste medaljen e artë, Mamiashvili përdori forcë gjatë vendosjes së medaljes në qafën e tij, e më pas e shtyu fizikisht sportistin. Në sfond është dëgjuar edhe fjala “tradhtar”, një ofendim i drejtpërdrejtë ndaj Valiev për faktin se ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë dhe jo Rusinë në arenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Ky veprim ka tronditur komunitetin sportiv dhe përfaqëson një shkelje të hapur të vlerave olimpike dhe etikës së sportit. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka reaguar ashpër, duke dënuar incidentin dhe duke paralajmëruar se do të informojë të gjitha organizmat ndërkombëtare për këtë sjellje fyese dhe të papranueshme.

Gjesti i Mamiashvilit ngre pyetje serioze mbi standardet dhe integritetin në drejtimin e organizmave ndërkombëtare të sportit, ndërkohë që për Shqipërinë, kjo fitore mbetet një nga më të rëndësishmet në arenën europiane.

Lexo më shumë  Danimarka pas kërcënimeve të Trumpit për Groenlandën: SHBA-ja po rrezikon bashkëpunimin në NATO

Rruga Press

YouTube player