VIDEO/ Shikoni golin që e futi Brojën në historinë e Premier League
Armando Broja bëhet sërish protagonist në Premier League.
Pas pothuajse 1 muaji, sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës duke shënuar golin e pestë sezonal.
Një tjetër supergol i Brojës që mori topin thuajse nga mesi i fushës dhe avancoi me shpejtësi dhe forcë drejt portës së Brentford duke e dërguar topin pas shpatullave të portierit kundërshtar.
Broja realizoi golin e 3-1 në sfidën e prapambetur ndaj Brenftord e vlefshme për javën e 18.
20-vjeçari u detyrua të zëvendësohej në minutën e 78’. Nuk munguan ovacionet në stadium, ku kishte dhe tifozë shqiptarë që ishin të pranishëm.
Me golin e shënuar ndaj Brentford shqiptari bëhet lojtari më i ri që ka shënuar 5 ose më shumë gola në Premier Ligë këtë sezon.
I vetmi lojtar U-21 që ka shënuar më shumë është talenti i Arsenalit, Bukajo Saka me 6 gola.
Rruga Press