BotaKryesore

(Video) Rusia nuk kalon! Mijëra ukrainas në radhë për armë kundër ushtrisë së Putinit

Ndërkohë që rusët i janë afruar kryeqytetit të Ukrainës, mijëra burra dhe gra të Kievit dhe qyteteve të tjera janë duke u armatosur për t’i bërë ballë ushtrisë pushtuese.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për radhë të gjata në qendrat e rekrutimit në Kiev, ndërsa gjatë ditës së djeshme ushtria raportoi se deri më tani ishin regjistruar 37 mijë vullnetarë.

Lexo më shumë  Fabrika e municionit mund të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës, paralajmëron Maqedonci

Banorët e qyteteve kryesore ukrainase janë duke u vetëorganizuar për të luftuar kundër rusëve duke marrë armë, kokteje molotov, ndërkohë që kanë bërë gati edhe barrikadat për tanket dhe mjetet e blinduara.

Ushtria ukrainase raportoi për 4 300 rusë të vrarë deri sot në mëngjes si edhe më shumë se 100 tanke të shkatërruar, krahas mjeteve të tjera të blinduara. Nga pala ruse nuk ka të dhëna mbi humbjet. Në çdo rast, një nivel i tillë humbjesh për rusët në ditët e para të sulmit është tepër i madh.

Lexo më shumë  Finlanda nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ukrainën, i dërgon 200 mln euro ndihma

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *