VIDEO/Rusia lëshon raketën “Zirkon” me shpejtësi 3 km në sekondë, a do ta përdorë në luftë?
Rusia testoi me sukses raketën e saj hipersonike nga një distancë prej 1 mijë kilometrash.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ajo u qëllua nga ujërat e detit Barents drejt një shënjestre në Detin e Bardhë, në bregun veri perëndimor të Rusisë.
Sipas deklaratës, kjo ishte pjesë e një testi të gjerë të armëve të reja, ndërsa nuk dihet nëse këto janë parapërgatitje për t’i përdorur në luftën e Moskës në Ukrainë. Pamjet filmike të testit të raketës “Zirkon” janë publikuar nga ministria teksa qëllohet nga një fregatë e klasit të lartë në det.
Sipas vlerësimeve, arma e fuqishme ecën me një shpejtësi marramendëse, deri në 3 kilometra në 1 sekondë dhe mund të godasë Londrën brenda 5 minutave. Raketa konsiderohet e pakapshme nga sistemet e mbrojtjes të Perëndimit.
Rruga Press