Bota

VIDEO/ Rusia futet në lindje të Ukrainës, qytetarët stërviten dhe përgatiten për luftë në Kiev

Sot, një grup civiliësh kanë kryer stërvitje fillestare luftarake në kryeqytetin e Kievit. Ata u udhëzuan dhe u stërvitën nën komandën e një grupi paramilitar ukrainas.

 Qytetarë ukrainas janë të vendosur të mbrojnë me jetën e tyre atdheun pasi trupat ruse kanë depërtuar në lindje të vendit mbrëmjen e djeshme. Sot, një grup civiliësh kanë kryer stërvitje fillestare luftarake në kryeqytetin e Kievit. Ata u udhëzuan dhe u stërvitën nën komandën e një grupi paramilitar ukrainas.

Lexo më shumë  Plani i SHBA-së për Ukrainën "frut i historisë 40-vjeçare midis Trump dhe Rusisë"

Programi stërvitor përfshim qitje me armë, përdorimin e granatave dhe kryerjen e misioneve të vëzhgim-zbulimit.

Njëri prej tyre tha se është inxhinier me profesion. Megjithëse nuk i pëlqen lufta, ai nuk e mohon se është i gatshëm të mbrojë familjen dhe atdheun e tij në këtë situatë të tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Jam inxhinier, nuk dua të luftoj, me të vërtetë që nuk dua. Po çfarë të bëj kur dikush vjen dhe më sulmon Familjen time. Kështu që kam vendosur të mbroj atë se çfarë është më e rëndësishmja tani. Ukraina ëshë gati”, thotë inxhinieri ukrainas.

RRUGA PRESS

Lexo më shumë  Gazetari serb Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *