(Video) Reagimi i Von der Leyen kur sheh trupat e pajetë në Bucha
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është ndier e tronditur në momentin kur ka parë kufomat në tokë të të vrarëve në Bucha.
Von der Leyen e cila gjatë ditës së premte ka qëndruar në Ukrainë, bashkë me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, ka vizituar bashkë me zyrtarë ukrainas Buchan, ku edhe është ballafaquar me pasojat e luftës atje.
Von der Leyen dhe Borrell janë takuar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, derisa në një konferencë për media pas takimit, ajo ka pyetur se si mund të jenë krimet ndryshe, duke aluduar në masakrën e Buchas.
“Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, çfarë është një krim lufte, por unë jam një mjeke me trajnim dhe avokatët duhet të hetojnë me kujdes”, u ka thënë gazetarëve von der Leyen.
Rruga Press