Bota

(Video) Putini dridhet në mënyrë të pakontrolluar në publik

Presidenti rus Vladimir Putin është fiksuar duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar dhe duke u munduar për të qëndruar në këmbë. Kohët e fundit kanë qenë të shumta lajmet për shëndetin e tij, por Kremlini këmbëngul se lideri rus gëzon shëndet të plotë.

Gjendja shëndetësore e Putin ka qenë edhe më parë në titujt kryesorë pasi është spekuluar se ai mund të jetë i sëmurë rëndë me kancer ose Parkinson. Këto pretendime janë mohuar nga autoritetet ruse në vazhdimësi.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Në mars Kremlini u detyrua të këmbëngulte publikisht se gjendja mendore e Putinit ishte normale. E fundit që ka bërë xhiron e medieve është një pamje e “carit” rus duke u lëkundur dukshëm gjatë një ceremonie çmimesh të organizuar të dielën. (VIDEO KETU)

Gjatë ceremonisë Putini u shfaq duke u dridhur teksa dëgjonte regjisorin rus Nikita Mikhalkov të merrte një çmim që shpërblente punën e tij në art. Pamjet tregojnë Putinin duke qëndruar jashtë podiumit, me krahët e tij anash teksa përpiqet të qëndrojë i palëvizshëm. Ai gjithashtu mund të shihet duke tundur këmbët.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *