(Video) Protestuesit në Sri Lanka që po kërkojnë dorëheqjen e presidentit, lahen në pishinën e tij
Mijëra protestues në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo, kanë pushtuar rezidencën e presidentit të vendit, shkruan BBC të shtunën.
Demonstruesit shihen duke u larë në pishinën e presidentit Gotabaya Rajapaksa.
Ata kanë kërkuar dorëheqejen e presidentit pas muajsh protestash për krizën ekonomike në Sri Lankë.
Sri Lanka është përballur me krizën më të rëndë ekonomike në 70 vjet dhe ka ndaluar shitjet e karburantit për automjetet private për shkak të shkurtimeve.
Miliona vendas po përballen me vështirësi për të siguruar ushqim e ilaçe.
Rruga Press