KryesoreOpinion/Aktualitet

(Video) Politika gjenocidale serbe <>

Nga Agim Morina

Me 20 qershor 1995 krimineli klerofashist serb në Kuvendin e Serbisë tha:

“Vriteni një serb, na kemi me vra njëqind myslimanë”.

Dhe, njëzet ditë ma vonë, me 11 korrik 1995, ky kërcënim nisi me u zbatu në Srebrenicë. U vranë, – aq sa dihen deri sot, – 8372 boshnjakë, që nuk kishin vra asnjë serb.

Krimineli që i tha këto fjalë kërcënuese sot asht kryetar i Republikës së Serbisë dhe quhet Aleksandar Vučići. Kjo asht e vërteta lakuriqe e tridhjetë viteve të politikës në Gadishullin Ilirik: sa ma kriminel, aq ma mirë i ke punët.

Gjenocidi i Srebrenicës mbetet e vërteta e Serbisë klerofashiste: kryqi ortodoks dhe toka e djegun dhe e shfarosun që lihet mbrapa nga armata serbe.

Këtë e shpjegon shumë saktë njeriu që e njeh mirë edhe politikën serbe, edhe kishën serbe, Milo Đukanovići, kryetar i Malit të Zi, i cili, vitin e kaluem në Forumin e Bratisllavës, tha:

“Kanë shku, së pari kisha, masandej ushtria… Në fund, [pjesëtarët e kishës serbe] janë përgjegjës, përveç të tjerash, edhe për gjenocidin në Srebrenicë. Kisha asht një instrument i rrezikshëm në duert e nacionalizmit retrograd dhe duhemi me drejtu përgjegjësinë dhe vëmendjen politike në ta, nëse synojmë me i zhdukë forcat shkatërruese, të rrezikshme për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.”

Lexo më shumë  Rexhep Qosja tregon se pse do ta votojë Albin Kurtin

Ideologjia klerofashiste serbe ishte dhe mbeti një nga ideologjitë ma gjakatare në Gadishullin Ilirik, që nisi në gjysmën e dytë të shek. 19, me krijimin e Principatës së Serbisë, dhe vazhdon me vepru edhe sot. Gjenocidi i Srebrenicës asht vetëm një nga këto gjenocide që u njoh edhe ndërkombëtarisht. Mbi këto të vërteta gjenocidale u ndërtu Serbia: mbi gjendocidin e kryem mbi shqiptarët e Sanxhakut të Nishit u kriju gjysma e Serbisë së sotme, mbi gjenocidin e kryem ndaj follksdojçerëve gjermanë u mor Vojvodina, mbi gjenocidin e kryem ndaj boshnjakëve u ndërtu Republika Sërpska, ashtu qysh ashtu qysh nëpërmjet gjenocidit mbi shqiptarët u mbajt nën robni Kosova dhe sot mbahet Sanxhaku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *