Lajme

(Video) Policia e Veliajt dhe UKT-ja zbarkojnë në lagjen ‘Myslym Keta’ në 4 të mëngjesit. Terrorizohen banorët e pallatit

Policia e Shtetit ka shkuar në mbështetje të Ujësjelles Kanalizimit për të ndërprerë ujin dhe dritat në pallatin që do shembet, në lagjen ‘Myslym Keta’ në Tiranë. Banorët, kanë rrethuar pallatin e tyre në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, pasi u terrorizuan nga policia dhe UKT e cila ka mbërritur me furgona për të kryer ndërprerjen e ujit. 

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit e se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Ata kanë thënë më tej se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte i pranishëm me banorët. Teksa ka ndarë një video nga ky moment, ai ka deklaruar se do të bëjë nje kallëzim në SPAK për personat përgjegjës.

“Kam ardhur që në orën 4 e gjysmë të mëngjesit pasi ditën e djeshme ka bërë jehonë në media që në 9 hyrje me 70 familje që janë prej këtu prej tre vitesh dhe nuk e dinë çfarë do të ndodhë me pronën e tyre. Dje në drekë kanë ardhur për t’u prerë dritat dhe sot kanë ardhur për t’u prerë ujin. Pas gjithë ndërgjegjesimit publik dhe bërjes publike në media, denoncimit me dokumente nga vetë banorët, akti më barbar është ai që ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të ditës s sotme. Mercenarët e bashkisë së Tiranës, punonjësit e UKT-së dhe do ta çoj kallëzimin edhe në prokurori, kanë ardhur në orën 4 të mëngjesit të shoqëruar edhe me forcat e Policisë duke i terrorizuar banorët, për t’i nxjerrë nga shtëpitë e tyre, duke u prerë ujin edhe atyre familjeve që kishin ngelur. Në faktin më kriminal, antihuman, banditeskt që ka ndodhur ndonjëherë ke një familje në shkallën nr.2 tek Agim Bozhiqi, që ka ndërruar jetë në orën katër të pasdites dhe kanë shkuar edhe në atë shtëpi, i kanë prerë ujin dhe dritat. I kam kërkuar Arbjan Maznikut dje, ndërkohë që darkonte  dhe banorët ishin rrugëve, të sillnin dritat dhe ujin këtyre banorëve. Po jo vetëm që nuk kanë ardhur, por i kanë terrorizuar me Polici.”

Rruga Press

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *