Lajme

(VIDEO) Policia e Ramës si banditë te 5 maji. Qytetarit të arrestuar: “Ulu aty, pede**st”

Tensionet vijojnë në lagjen ‘5 maji’ në kryeqytet, ku policia ka nxjerrë me forcë jashtë shtëpive disa qytetarë. Ata shprehen të revoltuar më shumë se kurrë ndaj kryebashkiakun Erion Veliaj.

Siç raportojnë gazetarët, policia ka nisur shoqërimet e para të banorëve që herët në mëngjes, ndërsa vlen të theksohet se ndërhyrja ka nisur që në orën 03:00 të mëngjesit duke ju ndërprerë dritat fillimisht.

Në mënyrë të paprecedentë Policia Bashkiake ka shoqëruar operatorin e Fax News që ishte futur brenda kordonit policor për të transmetuar shqetësimin e banorve. Të paktën 3 efektivë të policisë bashkiake kanë tërhequr operatorin, dhe e kanë shtyrë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Reagimet e efektivëve të policisë sot kanë qenë të një niveli tërësisht halabak. Një zonjë e moshuar protestuese shprehet se drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit , Mariglen Qato ka përdorur gjuhë të rëndë fyese ndaj saj.

Nga ana tjetër, në pamjet më poshtë mund të dë gjojmë një efektiv policor, i cili i drejtohet qytetarit të shoqëruar duke i thënë “ulu aty, pede**st”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kjo që po shohim sot nuk është punë e një shteti, por duket më shumë si punë e organizatave kriminale që i nxjerrin nga shtëpitë, i rrahin dhe ofendojnë qytetarët. Shkelja e të drejtave të njeriut në Shqipëri vjen më së pari nga institucionet dhe njerëzit e institucioneve, të cilët do të duhej të kujdeseshin që këto të drejta të mos shkeleshin në asnjë rrethanë.

YouTube player