(Video) Policia e Kosovës publikon dëshmi të reja lidhur me grupin terrorist
Një javë pas zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, ku Policia e Republikës së Kosovës realizoi operacionin e suksesshëm ndaj grupit terrorist, gjetjen dhe konfiskimin e një arsenali armësh, pajisjeve të ndryshme ushtarake, armë të rënda të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë dhe automjete përfshirë ato të blinduara, sot në ora 15:00 u organizua edhe konferenca e radhës për media, lidhur me të rejat e fundit.
Gjatë kësaj konference në të cilën morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha, të njëjtit shpalosen detaje të tjera lidhur me gjetjen në vazhdimësi të armëve të ndryshme, organizimin, trajnimin dhe përgatitjen e grupit terrorist në malet e Serbisë, për të sulmuar territorin dhe Policinë e Republikës së Kosovës, sulm ky i cili ndodhi me 24 shtator, ku edhe mbeti i vrarë dhe ra heroikisht në mbrojtje të vendit Rreshteri policor i rendit publik, tani më heroi i Kosovës Afrim Bunjaku.
Nga dëshmitë e konfiskuara prej grupit terrorist, posaçërisht nga dronët e tyre janë nxjerrë pamje reale ku shihen anëtarët e grupit terroristë duke kryer përgatitje, trajnime si dhe duke stimuluar operacione të sulmeve të ndryshme.
Në fjalimin e tij ndër të tjera Ministri z.Sveçla potencoi se; “çdo ditë kemi dëshmuar me fakte të patjetërsueshme lidhjen e shtetit serb, Vuçiqit, me sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës. Në këtë tentim-aneksim të veriut të Kosovës, janë të angazhuar drejtpërdrejt Presidenti Aleksandar Vuçiq, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq”.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Hoxha, ndër të tjera theksoi se, “bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist, ka qenë Kopauniku në Serbi, përkatësisht hapësira që është pronë e Millan Radojqiq, ndërsa ushtrimet ushtarake, janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe, që ndodhet në vendin e njohur si Pasuljanske Livade dhe atë së paku katër ditë para sulmit në fshatin Banjskë. Sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja e qëndrimit të grupit terrorist në Kopaunik, Pasuljanske Livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë. Poligoni Posuljanske Livade është terren stërvitor ushtarak i ushtrisë serbe që ndodhet në territorin e komunave Paraqin, Despotovac dhe Boljevac në Serbi”.
Shfrytëzimi i territorit dhe zonave ushtarake në Serbi, ofrimi në dispozicion i infrastrukturës dhe logjistikës ushtarake, armatimit e mjeteve ushtarake, konfirmon mbështetjen e Serbisë ndaj këtij grupi dhe mundësimin për të realizuar sulmin terrorist dhe synimin e cenimit të territorit të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me akterët tjerë të sigurisë vendore e ndërkombëtare, ka ndërmarr dhe po ndërmerr veprime aktive në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues, menaxhimin e sigurisë në vend si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.
Në vijim keni linkun e fotove të armëve dhe mjeteve ushtarake të konfiskuara dhe videove ku shihen terroristët duke u trajnuar si dhe duke sulmuar Policinë e Kosovës:
Sqarimet e videove, armatimit dhe sulmit janë si në vijim:
Video 1.
Incizimet e datës 26 gusht 2023 ku paraqiten imazhe nga Kopauniku-Serbi, ku shihen resortet dhe hotel Grey që është prone e Millan Radojqit.
Rruga Press