Bota

VIDEO| Peshkaqeni më i shpejtë në botë shfaqet 3 km larg ishullit të njohur grek

Një peshkatar profesionist vuri re një peshkaqen të madh që lëvizte para anijes më pak se dy milje detare nga porti i qytetit të Zakynthos, më saktë midis Klinit dhe Kefalonisë.

Kapiteni pa nga larg një peshk të madh dhe u afrua me një varkë për të parë saktësisht se çfarë ishte. Ai u befasua kur zbuloi se ishte një peshkaqen, ndoshta një Mako, i cili konsiderohet specia më e shpejtë e peshkaqenëve në botë.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Duke folur për shërbimin publik grek ERT, peshkatari thotë se peshkaqeni nuk ishte aspak agresiv, përkundrazi, ishte “i qetë” dhe “notonte si delfin” pranë varkës së tij.

Kjo specie e veçantë e peshkaqenëve është migratore, gjendet në thellësi të mëdha dhe nuk u afrohet plazheve ku qëndrojnë turistët.

Rruga Press

YouTube player