KryesoreLajme

Video/ Pamje nga momenti i arrestimit të Fatmir Shehollit, si i dyshuar për përfshirje në spiunazh për Serbinë

Analisti politik Fatmir Sheholli është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Arrestimi i Shehollit është bërë mbi dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ҫun Lajҫi: Vendit s’do t’ia lë zhgënjimin, do votoj Albinin, Albulenën, Gërvallen, Konjufcën..