Lajme

VIDEO/ Pamje nga kufiri Kosovë-Serbi, çfarë po ndodh ditën e arritjes së marrëveshjes

Disa kamionë po vazhdojnë të bllokojnë rrugën drejt pikës kufitare Kosovë – Serbi në Bërnjak, njofton REL. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës qëndruan afër kufirit të enjten, derisa nga BE-ja njoftoi se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje sa i përket targave. Policia dhe bllokadat pritet të tërhiqen nga dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, të shtunën më 2 tetor.

Para pak minutash, Kryeministri Albin Kurti njoftoi në Fb: “Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë.

Lexo më shumë  Raportohet se Serbia ka ndaluar një tjetër shtetas të Kosovës

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë.

Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen.

Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt.

Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet,” përfundoi Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *