Video/ Pamje e plotë e kundërofensivës së forcave ukrainase në Kherson, bombardojnë fabrikën ku…
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kryer një sulm mbi fabrikën Beryslav, ku forcat ruse riparonin makinerinë e tyre luftarake dhe që gjendet në rajonin e Khersonit.
Sipas mediave ukrainase, pushtuesit po riparonin atje pajisjet e tyre me të cilat po kryejnë sulme mbi civilët ukrainas, transmeton Telegrafi.
Në një video amatore shihet duke dalë tym i zi nga fabrika, pas bombardimeve që i kryen ukrainasit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur, ndërsa Kievi ka konfirmuar se ka filluar kundërofensivën në atë rajon.
Madje ata janë zotuar se do të rikthejnë kontrollin në jug të vendit, ku nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë kontrollohet nga ushtria e Putinit.
Kievi gjithashtu ka konfirmuar se ushtria ukrainase ka përgatitur në detaje kundërofensivën, me qëllim që të dobësojë ushtrinë ruse.
Rruga Press