VIDEO/ Njohja e dy rajoneve pro-Moskës nga Rusia, Putin merr në pyetje Këshillin e Sigurimit, anëtarit i ‘humbasin fjalët’ para Presidentit
Presidenti Vladimir Putin ka marrë në pyetje anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, përpara se të njihte si të pavarura dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainën lindore.
Ishte radha e Sergei Naryshkin, kreut të shërbimit inteligjent rus, i cili sugjeroi përdorimin e njohjes separatiste si presion ndaj Ukrainës “për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së Minskut”.
Pas kësaj, biseda u bë pak e çuditshme.
Putin: Flisni qartë, a e përkrahni njohjen?
Naryshkin: Unë do…
Putin: Dëshiron apo e përkrah?
Naryshkin: Unë i mbështes ato si pjesë e Rusisë
Putin: Nuk është ajo çfarë po diskutojmë! E përkrahni njohjen e pavarësisë?
Naryshkin (i shqetësuar): Po.
Rruga Press