Video/ Një djalë i bie violonçelit në qendër të Kharkivit të shkatërruar nga lufta
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 28-të, janë shfaqur pamjet e një djali duke luajtur në violonçel në qendrën e Kharkivit të shkatërruar nga lufta.
Videoja prekëse tregon muzikantin ulur në qendrën e shkretë të qytetit teksa ndërtesat e djegura dhe rrënojat e rrethojnë.
Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është shkatërruar nga bombardimet e vazhdueshme të trupave ruse, me të paktën gjysmë milioni njerëz që besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit.
© Rruga Press