Bota

(Video) NASA zbulon një nga shpërthimet më të fuqishme vullkanike të planetit

Kur vullkani nënujor Hunga Tonga-Hunga Ha’apai shpërtheu më 15 janar, 40 milje (65 kilometra) në veri të kryeqytetit të Tongës, ai krijoi një cunami dhe shpërthimi dërgoi një shtëllungë të lartë uji në stratosferë e cila ndodhet midis 8 dhe 33 milje ose 12 dhe 53 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.

Uji ishte aq i mjaftueshëm sa mund të mbusheshin 58.000 pishina me përmasa olimpike, sipas zbulimeve nga një satelit i NASA-s.

Zbulimi u bë nga instrumenti Microwave Limb Sounder në satelitin Aura të NASA-s. 

Lexo më shumë  Presidenti i Këshillit Evropian: Sovraniteti i Danimarkës është çështje thelbësore për BE-në

Sateliti gjithashtu mati dhe avujt e ujit dhe gazrat e tjerë atmosferikë.

Pasi ndodhi shpërthimi, shkencëtarët u befasuan nga leximet e avullit të ujit.

Ata kanë vlerësuar se shpërthimi dërgoi në stratosferë 146 teragramë ujë.

Një teragram është i barabartë me një trilion gram dhe në këtë rast, ishte e barabartë me 10% të ujit tashmë të pranishëm në stratosferë.

Kjo është gati katër herë sasia e avullit të ujit që arriti në stratosferë pas shpërthimit të malit Pinatubo të vitit 1991 në Filipine.

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak se ka zgjedhur Rusinë në vend të Perëndimit për furnizimet me gaz

“Ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë,” tha autori i studimit Luis Millán, një shkencëtar atmosferik në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforninë Jugore, në një deklaratë.

 “Duhej të inspektonim me kujdes të gjitha matjet në shtëllungë për t’u siguruar që ato ishin të besueshme.”

Për fat të mirë, efekti ngrohës i avullit të ujit pritet të jetë i vogël dhe i përkohshëm dhe do të shpërndahet ndërsa avulli shtesë do të zvogëlohet sipas studiuesve, shkruan CNN.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *