Lajme

VIDEO/ ‘Na thonë shkoni e vrituni’, sërish përplasje të forta në Laknas

Prishet pakti i vendosur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Përfaqësuesit e firmës që do të ndërtojë thertoren në Laknas po përplasen sërish sot me banorët.

Edhe pse një ditë më parë u arrit marrëveshje që të mos ndërhyhej në zonë deri në datën 20 tetor, kompania nuk e ka respektuar marrveshjen. Banorët shprehen të vendosur që do të bëjnë rezistencë për mosprerjen e pyllit, dhe kërkojnë ndërhyrjen e policëve, të cilët i quajnë të korruptuar.

“Na ka thënë dilni dhe vrituni me të firmës, e kam këtu në video Rakip Sulin. Këtu jemi në pronën tonë, më mirë të kapim kallashin me i rrafshu të gjithë. Çfarë do ai te shtëpia e huaj, pa leje pa asgjë. Për çfarë ka ardhur? Jo dinamit, po edhe me raketa të vijnë, atë vend nuk e marrin pa vendim gjykate”, thanë banorët.

Lexo më shumë  Pjesëtarët e njësisë speciale në Veri, Osmani: Dërgim mund të thuhet vetëm nëse i dërgojmë në shtet tjetër

“Kanë ardhur në orën 3 që të vazhdojnë punimet, na lajmëruan neve dhe dolëm, u përleshëm keq fare. Kemi që në orën 3 e deri më tani që po përleshemi fizikisht. Tokës i ka mbaruar leja, këta thonë që kanë marrë një njoftim nga bashkia. Ne do të vdesim aty të gjithë, nuk e lejojmë. Pylli ka shumë vite që është ndërtuar nga vetë ne, i shërbejmë brez pas brezi, tani këta duan ta presin dhe të bëjnë thertoren. Po të bëhet thertorja, ne nuk jetojmë dot këtu”.

Konflikti nisi për shkak se përfaqësuesit e firmës tentuan që të prinin pemët e para në pyllin që mbrohet prej banorëve, ndërkohë që deri më tani policia nuk ka ndërhyrë për ndarjen e palëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *