Video-Mobilje që bien e kafshë që s’gjejnë vend ku të futen, panik nga tërmeti në Greqi
Tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e të cilit, u ndien edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera, kanë shkaktuar jo pak kaos dhe frikë në Follorinë, aty ku ishte epiqendra e lëkundjeve të tokës, që u regjistruan në një thellësi të vatrës prej 14.1 km.
Mediat greke kanë publikuar pamje të momentit kur nisin dridhjet e tokës, të kapura nga kamerat e sigurisë nëpër banesa, ku shihen se si kafshët shtëpia nuk gjejnë vend për tu futur, ndërsa mobiliet e shtëpive shkunden nga lëkundjet e forta.
Banorët e zonave përreth, por jo vetëm, dolën të frikësuar nga banesat e tyre dhe shumë prej tyre zgjodhën madje që ta kalonin natën jashtë, për shkak se i druheshin ndonjë lëkundjeje tjetër edhe më të madhe.
Rruga Press