Kuriozitete

(Video) Makarona që mbijnë në pemë, shakaja më e madhe në historinë e 1 Prillit

Nëse shihen shakatë më të mëdha të 1 prillit të të gjitha kohëve, Britania e Madhe është një lidere botërore në këtë aspekt. Shakaja e BBC-së lidhur me kultivimin e makaronave në pemë, mbetet si njëra ndër shakatë më të mëdha në histori, shkruan “Readersdigest.ca”.

Transmetuar më shumë se gjysmë shekulli më parë, ajo ende e zë vendin e parë.

Në vitin 1957, emisioni i lajmeve “Panorama” i BBC-së raportoi se falë një dimri të butë, fermerët zviceranë hasën në një prodhim të madh të makaronave. Për ta vërtetuar këtë, emisioni transmetoi një reportazh treminutësh të fermerëve zviceranë që shkulnin me kujdes, ose “vilnin” fijet e makaronave nga pemët.

Me mijëra shikues u mashtruan dhe shumë nga ta e thirrën BBC-në, duke dashur të dinin se si mund ta mbillnin pemën e tyre të makaronave.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *