Lajme

VIDEO/ Kriza e çmimeve: Shtrenjtohet buka, ulet konsumi

YouTube player

Rritja e çmimeve të produkteve bazë të jetesës ka vënë në vështirësi ekonomitë familjare.

Syri Televizion bëri një vëzhgim në qytetin e Vlorës dhe të Gjirokastrës, ku çmimet e prodhimeve të furrave, por dhe prodhimeve bujqësore, kanë pësuar rritje çmimesh.

Në Vlorë, buka, sipas qytetarëve, është rritur me 20 lekë të reja. P.sh, buka masive që dikur shitej 120 lekë, shitet aktualisht me 140 lekë, për shkak të rritjes së çmimit të miellit.

Lexo më shumë  Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d. e presidentes

Qytetarët ankohen dhe akuzojnë qeverinë për situatën, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Dhe në Gjirokastër, pensionistët janë kategoria më e goditur nga rritja e çmimeve. Ata shprehen se e kanë të papërballueshme jetesën, ndërsa po detyrohen të ulin konsumin për shkak të kostove të produkteve të shportës.

Qytetarët thonë gjithashtu se paketa e qeverisë për të ndihmuar shtresat në nevojë nuk e zgjidh situatën, ndërsa kërkojnë largimin e kryeministrit nga posti.

Lexo më shumë  Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan eviton keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *