Video/ Kartelet e drogës hedhin eksplozivë me dronë mbi shtëpitë e banorëve ndërsa ata vrapojnë për të shpëtuar
Ky është momenti i tmerrshëm kur një kartel droge përdori dronë për të hedhur eksplozivë mbi banorët në pyjet e Tepalcatepec, Meksikë, në demonstrimin e fundit të dhunës së pakontrolluar në rajon.
Njerëzit shihen duke vrapuar për të shpëtuar jetën, ndërsa dronët të kontrolluar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) hidhnin eksplozivë mbi kasollet e tyre në zonën pyjore në shtetin Michoacan.
Droni lëshon më shumë eksplozivë mbi banorët përpara se të rrëzohet nga ata.
Pamjet nga sulmi i së hënës, 10 janar u shfaqën vetëm disa javë pasi qyteti i afërt i Chinicuila në Michoacan raportoi se afërsisht gjysma e popullsisë iku, shumë prej tyre ilegalisht në SHBA, për t’i shpëtuar dhunës së kartelit të drogës.
Shteti Michoacan ka qenë një zonë e nxehtë për trafikantët e drogës, megjithëse muajt e fundit situata është përkeqësuar mes betejave të shpeshta të armatosura për pushtet midis karteleve rivale.
Rruga Press