Bota

VIDEO- Ka aq shumë borë në Stamboll sa nëpër qytet mund të kalohet vetëm ski

Stambolli u godit nga një stuhi e madhe dëbore që bllokoi aeroportin, një nga më të ngarkuarit në botë, ndërsa vetë qyteti u paralizua për shkak të borës së madhe në rrugë. Dhjetra njerëz u bllokuan në makinat e tyre në temperatura nën zero.

Në disa pjesë të Stambollit kanë rënë mbi 80 centimetra borë, për shkak të së cilës shërbimet e shpëtimit dhe të qytetit kanë dalë në rrugë që nga mbrëmja e të hënës.

Lexo më shumë  Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të shumta të qytetit të mbuluar me borë dhe shembjes. Njëra prej tyre tregon një djalë duke ecur nëpër një rrugë të mbuluar me borë me ski.

https://twitter.com/haskologlu/status/1485749234108403719?s=20

Rruga Press

YouTube player