Video/Ja çfarë thoshte Rama kur një polic evropian vret një qytetar
Në këtë video të mëposhtme do të shikoni edhe njëherë Edin se si përgënjeshtron Ramën, sipas interesave të momentit. Në videon e mëposhtme të shkëputur nga një takim me familjarë të personave të vrarë më 21 janar, Edi Rama flet se si duhet të sillet një kryeministër europian kur një polic qëllon apo vret një qytetar, ndërkohë që vetë nuk bën asgjë nga ato që thotë.
‘Një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vetë dhe I merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht, Ministri I Brendshëm, shkarkohet Prefekti, zhvishet komisari dhe polici fatkeq përfundon pas hekurave të burgut. Kryeministri europian vërtetë dënon moralisht dhe kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit por edhe I kërkon ndjesë popullit të vetë për fatkeqësinë dhe premton ristrukturim të forcave të rendit’