VIDEO/ Iu rrëzua helikoperi, ministri noton 12 orë për të dalë në breg
MADAGASCAR– Ministri i Policisë së Madagaskarit notoi 2 orë për të arritur në breg pasi helikopteri i tij u rrëzua në det të martën. Serge Gelle ishte një nga dy të mbijetuarit. Dy persona të tjerë, një xhandar dhe piloti, gjithashtu xhandar, janë ende të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.
Sekretari i Shtetit që mbijetoi dhe xhandari u gjetën larg e larg nga banorët vendas në plazhin në Mahambo, rreth 75 km në veri të Toamasina, qyteti kryesor port në Madagaskarin lindor, tha drejtori i autoritetit detar, Jean-Edmond Randrianantenaina.
Ai tha se të dy burrat “kishin qenë larg njeri tjetrit në det. Nuk ishin bashkë”. Shpëtuesit e ushtrisë i gjetën edhe rrënojat e helikopterit në fund të detit.
Gelle u shpëtua nga popullsia vendase, tha në një video të postuar në rrjetet sociale: “Nuk do të vdes akoma, falë Zotit” si edhe “fshatarëve dhe peshkatarëve të Mahambo”.
Rruga Press