Lajme

Inceneratorët, PD: SPAK të mos vonojë hetimet për mega-aferën e korrupsionit Rama-Veliaj

“Qeveria është vënë në shërbim të inceneratorit fantazëm të Tiranës”

Kështu deklaroi zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, nga Gjykata e Tiranës. Pas shtyrjes së gjyqit, Zhupa tha se “SPAK nuk duhet të vonojë hetimet për një nga aferat më të mëdha të korrupsionit Rama – Veliaj”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E PD, INA ZHUPA

Vazhdojmë betejën me inceneratorin e Tiranës, në një betejë gjyqësore bashkë me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe unë, për shkak se Mirel Mërtiri na ka akuzuar për shpifje në procesin e deklarimeve publike që kemi bërë nga landfilli i Sharrës për inceneratorin e Tiranës.

Në fakt, ne i qëndrojmë interesit publik. Ne i qëndrojmë deklaratave që inceneratori i Tiranës nuk ekziston, aty nuk kryhet djegie të mbetjeve të qytetit te Tiranës, ashtu siç është fjala “incenerator” apo kontrata publike që Bashkia Tiranë ka lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Qeveria “Rama” dhe gjithë strukturat e saj janë vënë, edhe sot që ne flasim, në shërbim të kalimit të parasë publike për llogari të inceneratorit të Tiranës dhe landfillit të Sharrës.

Lexo më shumë  "Krijues të grupit kriminal!" SPAK pranon propozimin e GJKKO-së, rikualifikohet akuza për Beqajn, Rrapajn dhe Rrjepajn

Kriza e fundit mjedisore që krijuan në Durrës dhe në Kavajë duke lënë mbetjet rrugëve, në mes të sezonit turistik, vetëm për të justifikuar atë që ne kishim paralajmëruar: dhënien e parave të tjera publike nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Sharrës.

Këto janë skema korruptive, skema që qeveria “Rama” i ka ndërtuar për të financuar këtë landfill.

Këto janë skema korruptive, skema që qeveria Rama i ka ndërtuar për të financuar këtë landfill. Ky landifill dhe ky incenerator, ne kemi deklaruar me përgjegjësi të plotë sipas kontratave që ata kanë firmosur, paguhet për 65 ton mbetje në qytetin e Tiranës, pavarësisht nëse bëhen këto 650 ton mbetje çdo ditë në qytetin e Tiranës. Pra e kanë kuotën të paracaktuar që të mos cënohen nga paratë që marrin nga buxheti i shtetit.

Lexo më shumë  Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist

Ne kemi paguar deri tani 23 milionë euro nga taksat tona për inceneratorin e Tiranës i cili nuk ekziston. Atje bëhet vetëm groposje e mbetjeve që hidhen nga Bashkia Tiranë, por tashmë me zgjerimin do të marrë edhe mbetje nga Durrësi dhe mbetje nga Kavaja.

Me sa duket ky është një proces gjyqësor i cili ai ka kërkuar për të shpallur veten të pafajshëm, por ne i qëndrojmë të gjitha deklarimeve publike dhe i kërkojmë SPAK siç e kemi çuar padinë penale në SPAK nga përfaqësuesit e PD-së, i kërkojmë që të vazhdojë hetimet për inceneratorin e Tiranës, të vërë para opërgjegjësisë ata njerëz që kanë abuzuar me fonde dhe me paratë shtetërore të shtetit shqiptar si njerëzit privat, si zyrtarët e lartë shtetëror.

Ne do të jemi gjithmonë përballë atyre që vjedhin, që marrin paratë publike të qytetarëve shqiptarë.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *