BotaKryesore

VIDEO/ Historia rrëqethëse e 11-vjeçarit ukrainas prek Evropën: I thashë lamtumirë nënës nën rrënoja

Historia e 11-vjeçarit ukrainas, Roman Oleksiyev ka prekur ndjekësi e mediave sociale pasi një video e tij e rrëfimit të jetës së tij në luftë është bërë virale. I mituri ka prekur edhe personat e pranishëm në Parlamentin Evropian teksa tregoi për sulmin që i ndryshoi jetën.

Në këtë sulm ai humbi nënën e tij dhe pësoi plagë të rënda në trup të cilat edhe pas 3 vitesh i ka ende shenjat e saj.

Ishte hera e fundit që e pashë nënën time dhe munda t’i thoja lamtumirë” , tha Roman gjatë një prezantimi të një dokumentari për fëmijët e Ukrainës në Parlamentin Evropian, në Strasburg.

Lexo më shumë  Ambasadorët e BE-së bien dakord të ndërpresin importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027

Përkthyesja, e ngarkuar emocionalisht, nuk mundi të vazhdonte, kështu që kolegu i saj ndërhyri dhe vazhdoi përkthimin.

Ajo ishte nën rrënoja, mund t’i shihja flokët dhe arrita t’i prekja dhe t’i thoja lamtumirë”, vazhdon Roman.

Dua të them se kur jemi bashkë, jemi të fortë. Dhe nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë fëmijët e Ukrainës”, tha ai.

Roman u plagos më 14 korriku 2022, kur një sulm me raketa ruse në qendër të Vinicës vrau 27 persona, përfshirë tre fëmijë. Sulmi plagosi më shumë se 200 të tjerë.

Lexo më shumë  Filmi “Shame and Money” i Visar Morinës, premierë botërore në Sundance Film Festival - suksesi përshëndetet ngrohtë edhe nga kryeministri Kurti

Romani, i cili kishte shkuar te mjeku me nënën e tij, ishte i vetmi që mbijetoi. Ai pësoi djegie të rënda dhe qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv të një klinike gjermane për 99 ditë. Deri më sot, ai i është nënshtruar 36 operacioneve, ndërsa rruga drejt shërimit të plotë mbetet e gjatë.

11-vjeçari jeton me të atin, Jaroslavin në Lviv dhe vazhdon të luajë fizarmonikë dhe të marrë pjesë në gara vallëzimi. Historia e tij frymëzoi dokumentarin “Romchyk”.

Rruga Press

YouTube player