Bota

(Video) Grupi nga Ukraina që fitoi Eurovisionin, Orkestra Kalush publikon klipin e filmuar në rrënojat e Irpinit dhe Bucha-s

Orkestra Kalush e Ukrainës e cila triumfoi mbrëmjen e djeshme në Eurovizion, ka publikuar një video të fuqishme të filmuar në rrënojat e Irpin dhe Bucha.

Lideri i grupit Oleh Psyuk tha se edhe pse këngën ja ka kushtuar nënën së tij pas luftës ajo mori shumë kuptime të tjera dhe shumë filluan ta lidhnin me luftën dhe me ‘nënën’ Ukrainë.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Një herë ia kam kushtuar këtë këngë nënës sime dhe kur shpërtheu lufta, kënga mori shumë kuptime të reja. Edhe pse në këngë nuk flitet asnjë fjalë për luftën, shumë njerëz filluan ta lidhin këngën me nënën Ukrainë.”-tha ai.

YouTube player

Klipi i filmuar në rrënojat e lëna pas nga pushtimi rus tregon kalvarin dhe sakrificat e një ukrainase, gruaje, ushtare dhe nëne për të shpëtuar të ardhmen e vendit, fëmijët e tyre.

Lexo më shumë  Opozita akuzon kryeministrin sllovak Fico për përgatitje për dalje nga BE-ja

Nëse Stefania është tani himni i luftës sonë, do të doja që të bëhej himni i fitores sonë.”-përfundoi Psyuk.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *