KryesoreLajme

(Video) Gazetarja Zyka që raporton nga Brukseli: Nuk kishim parë deri tani që një kryeministër i Kosovës t’i impononte BE-së qëndrimin e tij

Gazetarja e cila shihet shpesh të raportojë nga Brukseli rreth çështjeve me rëndësi, Erisa Zyka, ishte e ftuar në Klan News, për të diskutuar në lidhje me propozim-marrëveshjen e BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një ditë para takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, në datën 26.02.2022.

Në intervistë, ajo shpehet se në këtë marrëveshje “nuk bëhet fjalë më për shkëmbim territoresh, ruhet territori dhe sovraniteti i Kosovës dhe sigurisht, si në çdo vend tjetër, do të mbrohen të drejtat e pakicave“.

Ajo theksoi poashtu se me këtë marrveshje nuk do të ketë një shtet brenda shtetit dhe hiqet dyshimi se mund të ripërsëritet Republika Srpska. Zyka e konsideron këtë marrëveshje njohje de-fakto të pavarësisë së Kosovës nga Bashkimi Evropian, komuniteti ndërkombëtar dhe nga vetë Serbia.

Lexo më shumë  Avokati i Popullit kërkon hetime për ‘ndotjen alarmante’ në Patos- Marinzë

“Me kominikimin që unë kam patur së bashku me kolegë të tjerë të premten në Bruksel, na është thënë që kjo marrëveshje është njohje de-fakto e gjithë Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës. Është dhe njohje de-fakto e Serbisë. Pse? Sepse nga momenti që ti pranon se nuk do ta pengosh këtë vend që të antarësohet në Kombet e Bashkuara, nuk do ta përfaqësosh në asnjë seancë tjetër, kjo do të thotë se ‘ti nuk je më pjesë e imja’; Kosova është Kosovë, Serbia është Serbi. Në momentin që ti i njeh integritetin territorial, i njeh pavarësinë, i njeh sovranitetin, dhe vetëm kërkon të drejtat e komunitetit serb, pra ti në fakt e ke njohur de-fakto. Për të shkuar te njohja de-juro nuk mund të mos kalojmë nga ky parafrazim, nga ky plan evropian.”, tha gazetarja Zyka gjatë intervistës.

Me momentin e ardhjes së Albin Kurtit si kryeministër, ka qenë një fazë shumë interesante nga pikëpamja gazetareske. Ne nuk kishim parë deri tani që një kryeministër i Kosovës të mund t’i imponojë Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar qëndrimin e tij. Ai tregoi për herë të parë se, Kosova është një vend i vogël, por ju ne nuk mund të na impononi qëndrimin e Serbisë. Ne jemi të barabartë. Nëse ju doni marrëveshje, atëherë ju duhet të respektoni parimin e reciprocitetit. Dhe e pruri me vlerat dhe parimet evropiane, domethënë, ia mori kalanë nga brenda, me parimet evropiane. Sepse reciprociteti është një parim që është ndërkombëtar dhe evropian.”, shtoi gazetarja shqiptare që punon në Bruksel, si dhe punon për disa media shqiptare, dhe që është Nënkryetare e Klubit të Shtypit të Brukselit.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Për të parë videon, klikoni në videon e mëposhtme, në minutën 10:50

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *