(Video + foto) “Supriza e pakëndshme” për Erion Veliajn në SHBA
Ditën e djeshme në New York u zhvillua inagurimi i rrugës që mori emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti. Komuniteti shqiptar u organizua nga Mark Gjonaj ku prezent ishte edhe kryebashkiaku i New York-ut, kongresmen dhe guvernatori i New York-ut. Aty mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe Arbër Hajdari.
Por, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është pritur në New York ashtu siç ai mund të kishte dashur. Gjatë kohës së ceremonisë së inagurimit të rrugës, ka pasur reagime dhe pankarta ku dukej një zhvillim tjetër, përtej kamerave dhe fotove me buzëqeshje të kryetarit Veliaj. Një qytetar shqiptar që jeton në SHBA, pjesëmarrës në ceremoninë inaguruese, ka mbajtur në dorë një pankartë që rikujtonte vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës dhe e cilësonte Veliajn si një politikan të korruptuar.
©Rruga Press