Video, foto, mesazhe, e-mail, dhe pëlqime, çfarë ndodh në 1 minutë në internet?
Bota digjitale drejtohet nga një fizikë e saj, shumë e ndryshme nga fizika njutoniane që qeveris jetën tonë të përditshme. Një çip prej disa milimetrash katrorë mund të përmbajë brenda një biblioteke me madhësinë e një ndërtese, në një pjesë të sekondës mund të arrijmë një mik mijëra kilometra larg dhe një kompjuter më i vogël se një libër mund të përfundojë në pak çaste llogaritjet që do të kërkonin mijëra tru.
Por në Rrjet, edhe koha ka një shpejtësi të ndryshme në krahasim me botën analoge. Për ta kuptuar këtë, thjesht lexoni hulumtimin e publikuar nga AllAccess.com, nënshkruar nga influencer Chadd dhe eksperti i mediave sociale Lori Lewis, mbi atë që ndodh në internet në 60 sekonda.
NË NJË MINUTË NË INTERNET- Rrjetet sociale janë gjithmonë zotëruesit. Në çdo minutë ndahen 650,000 Instagram Story, feed i Facebook tronditet 1.4 milionë herë, 200,000 njerëz dërgojnë një tëeet, ndërsa Tinder shënon 2 milionë sëipe. Nevoja e pashuar e mbajtjes së kontakteve me të tjerët demonstrohet mjaftueshëm nga numrat e mesazheve: 197.6 milionë email, 69 milionë mesazhe në Ëhatsapp dhe 9.132 kërkesa kontakti në Linkedin dërgohen çdo minutë.
Por interneti është mbi të gjitha edhe argëtues. Çdo minutë 28,000 njerëz hyjnë në Netflix për të parë një film ose një serial, aplikacioni TikTok shkarkohet 5,000 herë, më shumë se 500 orë përmbajtje video ngarkohen në Youtube, ndërsa Tëitch shënon mbi 2 milionë shikime. Dhe dëshira për blerje gjithashtu duket e pandalshme. Në 60 sekonda në Rrjet shpenzohen 1.6 milionë dollarë për mallra dhe shërbime.
Numra mbresëlënës, dhe të destinuar të rriten gjithnjë e më shumë në muajt e ardhshëm, sepse të nxitur jo vetëm nga numri në rritje i shërbimeve të reja ose të rinovuara të disponueshme në internet, por edhe nga numri në rritje i objekteve të lidhura që do të hyjnë në jetën tonë dhe me të cilat do të ndërveprojmë në mënyra që sot ende nuk mund t’i imagjinojmë.
Rruga Press