Lajme

(Video) Euronews Bullgaria fton bullgarët të vizitojnë Kanionet e Osumit në Skrapar

Kanionet e Osumit në Skrapar përveç se janë kthyer në një destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj, po promovohen edhe nga medie të ndryshme të botës.

Televizioni Euronews Bullgaria ka përgatitur një video mbi bukuritë që të ofrojnë Kanionet e Osumit, duke ftuar qytetarët bullgarë t’i vizitojnë ato.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë Kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *