KryesoreLajme

(Video Ekskluzive) Brenda laboratorit të drogës me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

Një aksion i Policisë së Kosovës në Izvor të Zveçanit ka rezultuar me gjetjen e një laboratori të drogës, në të cilin ndodheshin rreth 11 mijë fije marihuanë. Paraprakisht në atë zonë ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk pati të lënduar. Në vendngjarje u gjetën gëzhoja plumbash.

Lexo më shumë  Murati: Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ministri Sveçla.

Ministri Sveçla shkruante se policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky laborator i drogës, të siguruara ekskluzivisht nga Rruga Press.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *