Lajme

(Video) E pabesueshme: Nënkryetari i LDK-së konteston pasurinë e Kosovës, i quan asete të Serbisë dhe i jep të drejtën që ajo të kërkojë hise

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), respektivisht drejtues të saj kohën e fundit kanë qenë më të zëshëm dhe kanë proklamuar një iniciative të saj për një diskutim të gjerë publik për, siç ka thënë ky subjekt politik, dalje nga “kriza në të cilën gjendet Kosova”.

E krahas kësaj iniciative nuk kanë munduar kritikat për Qeverinë e Kosovës, të  udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, me në krye Albin Kurtin.

Ekzekutivi aktual është kritikuar nga krerët e LDK-së sidomos për gjendjen e krijuar së fundi në veri dhe përballjen që pati me strukturat ilegale atje, e të cilat dirigjohen direkt nga Serbia.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Madje në opinion për gjithë tensionet atje, nga krerët e LDK-së më shumë faji është hedhur te pala kosovare, duke përmendur këtu sipas tyre, prishjen me miqtë ndërkombëtarë.

Por, është e pabesueshme një deklaratë e dhënë në një emision televiziv nga pasuesi i Lumir Abdixhikut, respektivisht nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili konteston pasurinë e Kosovës dhe publikisht i jep të drejtën Serbisë për të kërkuar hise në to.

Këtë VIDEO e ka shpërdarë në rrjetin social edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa ka thënë se kështu  në fakt duket “rruga pa Kurtin”, që ka nisur LDK-ja.

“Pasi i priu procesit të decentralizimit në baza etnike si ministër i Pushtetit Lokal në vitin 2005, i dha mbështetje projektit të ndarjes së Kosovës në vitin 2019 dhe u vetëofrua për të draftuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si nënkryetar i LDK-së, tash Lutfiu e kreu edhe shërbimin e radhës duke kontestuar pronësinë e aseteve të Kosovës e duke i dhënë të drejtë publikisht Serbisë për të kërkuar hise në to. Lutfiu edhe sot është nënkryetari i LDK, njëherësh i ngarkuar me përgjegjësinë për dialogun me Serbinë dhe bashkëpunimin regjional. Kështu në fakt duket “rruga pa Kurtin”, ka shkruar në reagimin e tij, kryetari Hyseni.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player