Lajme

(Video) E goditën për vdekje, publikohen pamjet e sulmit ndaj hendbollistit kroat në Shkup

Mediat në Maqedoni të Veriut dhe në Kroaci kanë publikuar videon nga kamerat e sigurisë në të cilën shihet sulmi fatal ndaj hendbollistit kroat Denis Tot, që vdiq të premten në spital në Shkup.

Tot në mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes është pranuar në spital në Shkup, ndërsa raportimet e para ishin se nuk ka pasur lëndime të dukshme dhe se nuk bëhej fjalë për rrahje. Por zbulimet e mëvonshme kanë demantuar këtë, shkruan “gol.hr”.

Lexo më shumë  Kurti për sulmin në Zveçan: Nuk ka individ e as struktura që janë më të fuqishme se Kosova

Denis Tot është sulmuar dhe është rrahur para një klubi të natës në Shkup dhe tani për këtë ka edhe dëshmi me video. Në video shihet se si hendbollisti kroat goditet në kokë nga njëri prej sulmuesve dhe më pas mbeti shtrirë në asfalt. Ndonëse mbeti pa ndjenja ai u godit disa herë të tjera nga të paktën dy burra dhe një grua.

Ky rast përfundoi me fatalitet. Mjekët për më shumë se 24 orë luftuan për ta mbajtur në jetë hendbollistin, ndërsa nga spitali fillimisht thanë se nuk bëhet fjalë për lëndime të dukshme dhe se kroati kishte pësuar sulm në zemër. Për këto deklarata në Maqedoni të Veriut janë duke u zhvilluar hetime. Tot do të varroset të martën në qytetin e tij të lindjes. Autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë njoftuar për dy të arrestuar për sulmin.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *