Bota

VIDEO/ Drita të pazakonta në qiell e ndërtesa që “shkunden”, pasojat e tërmetit të fuqishëm në Japoni

Dy tërmetet e fuqishme që goditën Japoninë pasditen e së mërkurës kanë ndriçuar qiellin e natës.

Ashtu siç ndodh kryesisht gjatë lëkundjeve të fuqishme të tokës, qielli i natës në Japoni u ndriçua në mënyrë të çuditshme ndërsa ndërtesat shihen teksa lëkunden. Pas goditjeve të forta sizmike në Japoninë qendrore, në disa zona pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Lexo më shumë  Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët, preken vetëm palestinezët

Kujtojmë se vendi u godit fillimisht nga një tërmet me magnitutë 6.0 dhe ajo që pasoi ishte një goditje më e fuqishme me magninutë 7.3 të shkallës Rihter.

Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë edhe në prefekturat e Miyagi-t dhe Fukushimës, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në Tokio. Shërbimi Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, lëkundjet e tokës nisën rreth orës 23:35 (3:35- Shqipëri).

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

Nga pamjet e publikuara në mediat sociale njerëzit mund të shihen që kanë dalë jashtë banesave me “flash-e” të celularëve ndezur ndërsa për dëme në njerëz apo materiale nuk ka pasur raportime deri më tani. 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *