Bota

VIDEO – “Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova të…

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka vënë në lojë homologun e tij francez Emmanuel Macron, duke treguar se si e bindi Parisin të trefishonte çmimet e barnave duke kërcënuar të rriste tarifat për të gjitha importet franceze në Amerikë.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë subvencionuar kujdesin shëndetësor global për dekada të tëra dhe pretendoi se politika e tij e “Kombit Më të Favorizuar” detyroi zbatimin e shpejtë të rregullave.

Duke iu drejtuar ligjvënësve republikanë, Trumpi pretendoi se i kërkoi udhëheqësit francez të rriste tarifat për ilaçet me recetë, sepse amerikanët po paguajnë “14 herë” më shumë se konsumatorët francezë – një propozim që Presidenti francez fillimisht e refuzoi.

Lexo më shumë  Bashkimi Europian liston Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

Ai tha se më pas lëshoi një ultimatum, duke i thënë Francës ose të pranonte kërkesat e ShBA-së ose të përballej me një tarifë marramendëse prej 25% për të gjitha produktet franceze, përfshirë shampanjat dhe verën. Kërcënimi me tarifa, pretendoi Trumpi, e bëri Macronin të nënshtrohej ndaj kërkesave të ShBA-së.

Ai tha se udhëheqësi francez i tha: “Donald, jemi dakord. Do të doja të rrisja çmimet e barnave me recetë me 200 përqind ose diçka të tillë. Çfarëdo që të duash, Donald, të lutem mos ia thuaj popullsisë, të lutem”, tha ai.

Lexo më shumë  Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin - këto janë dy temat kryesore që do të diskutonin

Sipas Trumpit, tarifa që ai kërcënoi t’i vendoste Francës ishte “42 herë më e shtrenjtë” se ajo që ai kërkonte. Duke rënë dakord me kërkesën e tij, Franca rriti çmimet e barnave nga 10 dollarë për pilulë në 30 dollarë, ndërsa çmimet në ShBA ranë.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player