VIDEO dhe FOTO/ Pamje tronditëse nga tërmeti në Kroaci

Një tërmet i fortë ka tronditur sot Kroacinë. Duket se lëkundjet e një dite më parë ishin paraprita për atë që do ndodhte sot, kur vendi u trondit nga një tërmet i shkallës 6.3.
Sërish epiqendra ka qenë në Petrinje, edhe pse lëkundjet janë ndjerë fort në mbarë vendin.
Pamjet e para janë të frikshme, edhe pse nuk ka informacione për viktima.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin jashtë banesave.